Agjencia Zhurnal.mk

Një mashtrimi i thjeshtë po merr kontrollin e dhjetërave llogarive WhatsApp

Lajmi i keq është se kjo teknikë mashtruese është shumë e lehtë për tu ekzekutuar dhe njerëzit po bien lehtësisht pre e saj.

Përdorimi i aplikacioneve të komunikimit dhe rrjeteve sociale ka është rritur ndjeshëm gjatë periudhës së izolimit të COVID-19.

Dhe asnjë platformë nuk ka parë rritje të madhe sa WhatsApp, përdorimi i të cilit u rrit me 40% në mbarë botën e në disa tregje edhe më shumë.

Gjatë kësaj periudhe të paprecedent që po jetojmë, krimi kibernetik gjithashtu është rritur. Nga phishing tek dërgimi i maluerëve, hakimet janë rritur javët e fundit.

Më alarmues është fakti se një mashtrim me WhatsApp i cili ka qenë aktiv që prej 1 vit, tashmë është rikthyer dhe po përdoret gjerësisht nga hakerët.

Lajmi i keq është se kjo teknikë mashtruese është shumë e lehtë për tu ekzekutuar dhe njerëzit po bien lehtësisht pre e saj.

Si funksionon ky mashtrim?

Është shumë e thjeshtë. Kur instaloni WhatsApp në një telefon të ri, platforma kërkon për një numër telefoni të cilin kur e vendosni merrni me SMS një kod që gjenerohet vetëm njëherë. Kështu provoni se numrin e keni ju nën posedim. Pasi të vendosni kodin mund të aksesoni llogarinë e të dërgoni e merrni mesazhe.

Me këtë hakim një sulmues përdor një llogari të kompromentuar për tu kontaktuar miqve të tij. Në mesazhin e tyre hakerët i kërkojnë miqve të viktimës se kanë probleme me kodin 6-shifror dhe për këtë jua kanë dërguar atyre dhe duhet tu japin pas.

Në të vërtetë kodi 6-shifror është i viktimës dhe duke ja dërguar mikut të tyre ja kanë ofruar hakëreve.

Këshilla më e mirë, kurrë mos i dërgoni dikujt një SMS 6-shifror për asnjë arsye. Kur kodi dërgohet në telefonin tuaj, ai nuk duhet të largohet prej tij sepse është krijuar vetëm për telefonin tuaj. /PCWorld Albanian

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...