Një mësimdhënës fizikisht ka sulmuar një nxënës në fshatin Zhepishtë të Dibrës

nga D V

Dibër, 23 janar  – Një mësimdhënës në një shkollë rajonale në fshatin Zhepishtë të Dibrës, fizikisht ka sulmuar një nxënës në shkollën e njëjtë, e cila funksionon në kuadër të Shkollës Fillore Komunale “Penestia” – Dibër.

Sipas Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit të Punëve të Brendshme – Ohër, rasti është denoncuar dje në orën 15.30.

“Në DPB Dibër është raportuar se E.S. (54), mësimdhënës në një shkollë rajonale në fshatin Zhepishtë të Dibrës, fizikisht ka sulmuar një nxënës në shkollën e njëjtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas çka do të parashtrohet padi adekuate”, informoi Dimoski.

Ngjarje e tillë ishte regjistruar vitin e kaluar në shkollën rajonale në fshatin Broshticë, e cila funksionin në kuadër të SHFK “Mustafa Kemal Ataturk” Qendra Zhupë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More