Agjencia Zhurnal.mk

Një mijë kilometra vrap për të sensibilizuar Korridorin 8

Shkup, 18 maj – Në një gjatësi rrugore prej 1000 kilometra duke kaluar 20 qytete nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, maratonisti bullgar Krasi Georgiev po realizon vrapin e tij senzibilizues përgjatë Korridorit 8. Qëllimi është të dërgohet porosi për ndërlidhje të ekonomive dhe qytetarëve të tre vendeve përmes sportit. Korridori 8 i lidh Detin Adriatik dhe dhe Detin e Zi, ndërsa kalon edhe nëpër Maqedoninë e Veriut. Georgiev sot startoi vrapimin e tij nga Shkupi, ndërsa u shoqërua edhe nga Ministri i Financave Dragan Tevdoski, kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe atletët nga Federata e Atletëve.  Në vend përgjatë Korridorit 8, janë duke u ndërtuar projekte në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore që do të lidhin kufirin perëndimor dhe lindor. Në kuadër të infrastrukturës rrugore, po ndërtohet autostrada Kërçovë – Ohër; rruga e shpejtë Rankovce – Kriva Pallankë. Do të zgjerohet edhe rruga Kriva Pallankë – Deve Bair me të cilën ai do të bëhet autostradë dhenë fazën përfundimtare është autostrada Milladinovc – Shtip.

“Në kuadër të infrastrukturës hekurudhore, këtë vit, pritet të përfundojë ndërtimi i fazës së parë të hekurudhës, nga Kumanova në Beljakovcë, ndërsa faza e ardhshme nga Beljakovci – Kriva Pallankë do të fillojë me ndërtimin vitin e ardhshëm. Për fazën e tretë të hekurudhës nga Kriva Pallankë në Bullgari është sigurar grant nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 60 milionë eurosh dhe po punon për të siguruar edhe pjesën tjetër të mjeteve”

Korridori Pan-Evropian 8 është korridor transportues që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, duke kaluar nëpër Tirane, Shkup dhe Sofje. Përfundimi i infrastrukturës hekurudhore dhe rrugore do të sigurojë rritje ekonomike, zhvillim biznesi, turizëm, sport, si dhe prosperitet për qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe Bullgarisë, si dhe në rajonin e Evropës Juglindore. Ultra maratona e titulluar #Lidhje, organizohet me idenë e eurodeputetit bullgar dr Andrej Kovaçev dhe në pajtim me politikën e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor për lidhjen e infrastrukturës, ekonomisë dhe njerëzve. Ngjarja mbahet nën patronazh të kryeministrave të tre vendeve, Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaevit, atij të Bullgarisë Bojko Borisov dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...