Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Një milion fëmijë “në prag” të urisë në Sudanin e Jugut

Organizata “Save the Children” paralajmëron për një krizë shkatërruese urie në shkallë të gjerë në mesin e fëmijëve në vendin e Afrikës Lindore.

Dhuna, përmbytjet dhe zhvendosja kanë çuar të paktën një milion fëmijë në Sudanin e Jugut në prag të urisë ka thënë “Save the Children”, një organizatë udhëheqëse humanitare për fëmijët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të mërkurën vonë, organizata paralajmëroi për një krizë shkatërruese urie në shkallë të gjerë në mesin e fëmijëve në vendin e Afrikës Lindore.

“Të dhënat e reja tregojnë një rritje dramatike të pasigurisë ushqimore që ka çuar një milion fëmijë në prag të urisë si dhe parashikime që kjo shifër të rritet me 13 për qind në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm”, tha organizata.

Patrick Analo, ushtrues i detyrës së drejtorit të “Save the Children” në Sudanin e Jugut tha se: “Kjo stuhi urie, përmbytjesh, dhune dhe zhvendosje ka krijuar një krizë në të cilën fëmijët po vuajnë më shumë. Fëmijët kanë qenë dëshmitarë të veprimeve të paimagjinueshme të dhunës të kryera ndaj të dashurve të tyre. Mijëra janë ndarë nga familjet e tyre dhe tani janë në rrezik shfrytëzimi dhe abuzimi”.

Sudani i Jugut ka një nga nivelet më të larta të vdekshmërisë së fëmijëve në botë me më shumë se 90 fëmijë nga 1.000 që vdesin para moshës 5-vjeçare, sipas organizatës jofitimprurëse.

Analo i bëri thirrje Qeverisë së përkohshme Kombëtare të Unitetit të vendit për të mbrojtur fëmijët që preken nga konflikti përmes ndërhyrjes politike.

Javën e kaluar, OKB-ja dhe agjencitë e tjera të ndihmës thanë se do të rrisin ndihmën ushqimore në Sudanin e Jugut në muajt e ardhshëm me synimin për të shpëtuar më shumë se 7 milion jetë.

Postime të ngjashme

SHBA, zhduket gripi mes pandemisë së COVID-19-s

T E

Arriti në Gjermani para 6 vjetësh, tani emigranti kërkon të bëhet deputet

T E

OBSH: Mbi 850 mijë vdekje në të gjithë Evropën

T E

Ndërhyn Putin: Tensione në Armeni – dorëheqje, raketa … presidenti ka tre ditë

T E

Albin Kurti reagon për sulmin ndaj gazetarit, Visar Duriqi

T E

Rriten numrat me Covid-19 në Itali, disa qytete rrezikojnë mbylljen

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...