Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Një mollë në ditë është e shëndetshme – po nëse i hani tri sosh?

Një mollë në ditë, mjeku jashtë shtëpisë. Mirëpo, çfarë do të thotë kur i hamë dy mollë? Me siguri janë më të shëndetshme se një çokollatë e vogël.

E po, katër, pesë, dhjetë mollë në ditë? A mund të jenë të dëmshme nëse hamë shumë pemë? “Përfundimisht po”, përgjigjet mjeku gjerman Carsten Lekutat.

Pemët përmbajnë fruktozë, prandaj janë aq të shijshme dhe të ëmbla. “Fruktoza tekefundit është sheqer, me të gjitha problemet të cilat rezultojnë nga sheqeri i tepërt”, thotë ai.

Një mollë ju bën më të shëndetshëm, tri shpesh rezultojnë me mëlçi të yndyrshme, shpjegon mjeku. Kur mëlçia bëhet e yndyrshme, shumica supozon që kjo ndodh për shkak të alkoolit.

Në të vërtetë, thotë Lekutat, në 20 deri 30 për qind të rasteve kjo nuk ka lidhje me alkoolin, por është pasojë e fruktozës së tepërt.

“Bananet, mollët, kumbullat kanë shumë më tepër sheqer se portokalli apo pemët e malit”, thotë nutricionistja Antje Gahl. Ajo rekomandon pesë porcione pemë dhe perime në ditë. Perimet me atë rast kanë përparësi. Për shembull, dy copë pemë, tri perime.

“Pemët e freskëta janë më të mira se ato të përpunuara”, thekson Lekutat dhe shton që në lëngun e pemëve, pemët me përqendrim të lartë dhe shpejt arrijnë në qarkullim gjaku për të cilat dr. Lekutat nuk është ithtar i lëngut të portokallit në mëngjes.

“Kur i shikoni të gjithë përbërësit, me siguri nuk do të hani sasi aq të madhe pemësh në një racion. Mirëpo, në formën e lëngët kjo ndodh shumë shpejt”, thotë Gahl. Do të thotë që duhet hequr dorë nga ‘orange juicea’ apo ‘smoothieja’ për kafjall? Përgjigjja është sërish, jo.

Me fjalë të tjera, konsumimi i pemëve duhet përshtatur stilit të jetës. Kush dëshiron të fillojë ditën me lëng portokalli, patjetër duhet të ushtrojë dhe të shpenzojë sheqerin e konsumuar.

Postime të ngjashme

8 ushqime që duhet t’i konsumoni patjetër këtë verë për të marrë gjithë hidratimin që ju duhet

Dafina Vidishiqi

Duhet apo nuk duhet të konsumoni qumësht? Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur e eliminoni atë tërësisht nga dieta juaj

Dafina Vidishiqi

Mëngjeset perfekte për lëkurë fantastike dhe plot shkëlqim

Dafina Vidishiqi

Ja sa hapa në ditë ju ndihmojnë të humbni peshë?

Dafina Vidishiqi

Të gjithë i rekomandojnë si të shëndetshme, mirëpo mund të shkaktojnë migrenë dhe helmim

Dafina Vidishiqi

WATERPIK – DUSH ORAL për higjienën interdentale

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...