Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Një monedhë me vlerë 3.5 milionë dollarë

Zhurnal Ads

Një monedhë e lashtë ari e përshkruar si një “festë e paturpshme” mbi vrasjen e Jul Çezarit, ka vendosur rekord për monedhën më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në ankand.

Monedha u ble nga një person që preferoi të mbetet anonim për 3.5 milionë dollarë dhe mban një portret të Marcus Junius Brutus, një nga udhëheqësit në vrasjen e Çezarit në vitin 44 p.e.s..

Ajo gjithashtu mban shpatat e përdorura nga Brutusi dhe bashkëpunëtori i tij, Cassiusi, në vrasjen e gjeneralit në Teatrin e Pompeyt në Romë, “kapelën e Lirisë” si dhe një veshje simbolike që u jepej skllevërve për lirinë e tyre.

Monedha u lëshua nga Brutusi dy vjet pas vrasjes së Çezarit, në vitin 42 p.e.s..

Pavarësisht vjetërsisë së saj, ajo është në gjendje të mirë dhe një nga tre monedhat e vetme të tilla në botë.

Çmimi rekord i mëparshëm për një monedhë romake ishte vendosur në vitin 2008, kur një monedhë bronzi e Perandorit Hadrian u shit për rreth 2.5 milionë dollarë. \ A2news

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

U kthye në autostradën hungareze në drejtim të kundërt dhe shkaktoi një aksident të tmerrshëm

admin

Adoleshentja që krijon stile mahnitëse të flokëve

admin

Sipas një studimi rreth 15 për qind e maceve shtëpiake në Wuhan u infektuan me koronavirus

admin

Del në shitje shtëpia e cila nga jashtë duket normale, brenda është burg

S.B.

Banorët shpëtojnë tre elefantë që ishin bllokuar në moçal

S.B.

Burri në SHBA mbuloi shpenzimet e faturave për 114 familje

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...