Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Një muaj paraburgim, i dyshuar për kanosje

Ferizaj, 21 janar – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.N. shtetas i Maqedonisë se Veriut, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “kanosja”.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal Shabi Idrizi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

Në njoftim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale.

“Andaj bazuar në dispozitat e KPPRK-së, vlerëson se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, dhe se po të gjendej në liri i pandehuri mund të asgjësoj, fsheh, ndryshoj ose falsifikoj provat e veprës penale apo të ndikojë në dëshmitë e të dëmtuarve dhe të dëshmitarëve tjerë. Ndërsa meqë i dyshuari është shtetas i Maqedonisë së Veriut, ekziston edhe mundësia e arratisjes apo ikjes dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Postime të ngjashme

Mbyllet një objekt hotelierik në rajonin e Gostivarit pasi ka punuar pas orarit të lejuar

T E

Janë gjetur katër migrantë në “mercedes” në fshatin Bansko në Strumicë

T E

Aksident i rëndë trafiku në Ponikva, një person e ka humbur jetën

T E

Mbyllet një lokal në Shkup, 6 persona shoqërohen në polici

T E

Raporton në polici se si tentoi tia dhunojë dy vajzat, burri i motrës

T E

Gjuajtje me armë në Poliklinikën e Çairit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...