Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Një muaj paraburgim ndaj 2 të dyshuarve për dhunimin e 15-vjeçares në Gjilan

Zhurnal Ads

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit duke caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj të pandehurve A. Sh. dhe Q. P.

Ekziston dyshimi se personat në fjalë kanë dhunuar së bashku të miturën 15-vjeçare. Të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale “dhunimi”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Teksa hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale lëndore ndaj të pandehurve, Gjykata ka ardhur në përfundimin se të njejtët po të gjenden në liri, mund të ndikojnë te njëri-tjetrin, por edhe në të dëmtuarën e mitur, duke vështirësuar ndriçimin e plotë të gjendjes faktike.

Ndaj gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore ka deklaruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Tensione politike në Malin e Zi, Gjukanoviç përplaset me Dritan Abazoviç

S.B.

Mjekët i thanë që motra vdiq, shqiptari zbulon gënjeshtrën pasi i bëri autopsinë

admin

I dërguari i SHBA, Grenell: Natë e mahnitshme në Beograd, serbët dhe amerikanët kënduan për Alabamën. Ja videoja nga darka me Vuçiç

admin

Hoti u tregon deputetëve të LVV-së se si duhet ta shohin mosaplikimin në organizata ndërkombëtare

admin

Këto janë marrëveshjet që priten të nënshkruhen në mbledhjen e përbashkët Kosovë-Shqipëri

admin

KFOS-i ia dhuron MSH-së 100 mijë teste molekulare

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...