Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Kronika

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunë në familje

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.I. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake e Divizionit Penal – Fitore Krivanjeva Daci, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Gjyqtarja e procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri B.I. ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, po ashtu ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri në liri do të asgjësojë, fshehë, ndryshojë provat e veprës penale, do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitaren (nënën e tij) dhe të dëmtuarën (motrën) për faktin se të gjithë jetojnë në të njëjtën shtëpi”, thuhet në njoftimin për media.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. 

Postime të ngjashme

Marko Gjuriq: “Ne serbët besojmë se Kosovë është pjesë e territorit tonë”

N E

Kurti dhe Shefi i EULEX: Aktivizim më i madh i prokurorive të Kosovës në luftimin e krimit dhe korrupsioni

N E

Kosovë: Vazhdon faza e parë e imunizimit

N E

Arbërie Nagavci: “Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës

N E

Lumir Abdixhiku tregon për vendimet që u morën në mbledhjen e kryesisë

N E

Gjermania konfirmon mbështetjen për Kosovën në arrtjen e objektivave

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...