Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasje në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, të pandehurit D.K., nën dyshimet për kryerjen e veprës penale: vrasje e rëndë.

 

D.K. dyshohet se, në bashkëveprim me të pandehurin tjetër A.S., ka dhunuar deri në vdekje viktimën M.O., 18 vjeçe.

Rasti, sipas njoftimit të Gjykatës, ka ndodhur më 22 gusht, ndërsa A.S. ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes dhe “ka marrë pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike” kundër viktimës.

Dy të pandehurit, thuhet në njoftim, e kanë lënë viktimën në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, dhe janë larguar.

A.S. është arrestuar të hënën, ndërsa D.K. është kapur nga autoritetet e rendit të martën.

Sipas raportimeve të mediave në Prishtinë, D.K. ka qenë partner i viktimës.

Rasti ka shkaktuar protesta në Ferizaj dhe thirrje për drejtësi.

https://www.evropaelire.org/embed/player/0/31426125.html?type=video

Related posts

Arrestohet një shtetas i Maqedonisë në Kukës, kërkohej nga autoritetet belge

D V

Paraburgim një mujor ndaj dy zyrtarëve të komunës së Vitisë

N E

Në Lushnjë, vrasin kushëririn pas sherrit për tokat

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More