Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Kronika

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që dhunoi 17 vjeçaren në Suharekë

Një muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit i cili ka kryer veprën penale “dhunim” ndaj të miturës 17-vjeçare në Suharekë, transmeton Insajderi.

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit N.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “dhunim”.

Gjyqtarja e procedures, Ajser Skenderi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit, e cila do ti llogaritet prej datës 02.02.2021 deri me datën 04.03.2021.

“Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit N.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se ditën kritike i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale të dhunimit ndaj të dëmtuarës – e moshës së mitur, ashtu që: Fillimisht në orët e pasdites dhe sërish në orët e vona të mbrëmjes, brenda të njëjtës ditë, derisa viktima – e mitura, gjendej e vetme në shtëpi, i pandehuri e shfrytëzon momentin e volitshëm futet në shtëpinë e saj dhe paraprakisht e grushton në fytyrë, e detyron të zhvishet dhe pa pëlqimin e saj e detyron të kryej marrëdhënie seksuale, Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje posa kanë filluar, në vijim të procedurës duhet të dëgjohet, i pandehuri, dëshmitarët, po ashtu në këtë çështje duhet të mblidhen edhe provat të tjera, andaj është konstatimi i gjykatës se caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm, dhe i domosdoshëm për rrjedhën normale të kësaj procedure penale”, thuhet në njoftim.

Gjykata, duke vendosur lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit i mori parasysh edhe masat tjera alternative, por konsideron se të njëjtat nuk janë të mjaftueshme dhe të sigurta për sigurimin e prezencës së pandehurit në procedurë gjerë në sqarimin e rrethanave për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se i pandehurit ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë e posaçërisht kur hetimet në këtë çështje penale janë në fazën fillestare.

Postime të ngjashme

Rrahu një femër, Policia arreston pejanin

D V

Tentativë grabitje në Durrës/ 27-vjeçari futet me forcë në banesën e një gruaje e godet me grusht dhe e kërcënon me thikë, arrestohet nga policia

D V

Shqiptari në Greqi që vrau gruan: Kam prova që më tradhtonte

D V

Mbi 280 persona me inteligjencë të lartë, cila është perspektiva e tyre në Kosovë?

D V

Sërish pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare Merdare dhe te Dheu i Bardhë

D V

689 raste aktive me coronavirus

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...