Agjencia Zhurnal.mk.

Një nxënësi rezultoi pozitiv me Kovid-19 në Kërçovë, por klasa nuk izolohet

Kërçovë, 10 shtator – Një fëmijë në shkollën fillore “Hristo Uzunov” në Kërçovë ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas testit të bërë është izoluar dhe po qëndron në shtëpi, por bashkëmoshatarët e tij që kanë mësuar bashkë vazhdojnë mësimin me prezencë fizike. Drejtoresha e shkollës tha se ishte rekomandimi i epidemiologut që fëmija të izolohet, ndërsa shokët e tij të klasës të vazhdojnë mësimin në shkollë. Nuk ka informacione nëse do të testohen edhe fëmijët e tjerë të cilët kanë pasur kontakt të vazhdueshëm me shokun e tyre të klasës.

“Epidemiologu na rekomandoi që fëmija do të qëndroj në shtëpi në izolim, do të mbajë mësim online, mësimdhënësit do të kyçen online. Ndërsa pasi janë vetëm 10 nxënës në klasë, të tjerët do të vazhdojnë ta ndjekin mësimin me prezencë fizike, kështu ishte rekomandimi i epidemiologut dhe duhet ta respektojmë”, tha Biljana Janveska, drejtoreshë në shkollën “Hristo Uzunov”.

Pas një viti e gjysmë në bankat shkollore u ulën edhe nxënësit e shkollave të mesme në Kërçovë. Në Shkollën e Mesme Komunale “Drita” gjithçka ka shkuar në rregull dhe nuk është evidentuar asnjë nxënës me simptoma të Covid-19. Këtu nuk ka nxënës në izolim, por ka mësimdhënës që janë të izoluar dhe po mjekohen, andaj sot nuk janë paraqitur në punë.

“Tek nxënësit nuk kemi të paraqitur raste, ndërsa te të punësuarit kemi 3 raste që janë në izolim, janë të infektuar me virusin Covid-19, nuk janë në punë dhe u përmbahen protokolleve të cilat u janë caktuar”, tha Festim Ahmeti, drejtor në Shkollën “Drita”.

Edhe në gjimnazin “Mirko Mileski” ka nxënës dhe mësimdhënës që janë në izolim që përpara se të fillonte procesi mësimor me prezencë fizike.

“Në javën e parë kur po zhvillohej mësimi online, janë paraqitur 11 nxënës pozitivë me Covid-19 dhe deri në ditën e sotme kemi 4 profesorë që kanë rezultuar pozitivë, që janë në izolim që javën e kaluar”, tha Milka Spasevska, drejtoreshë në “Mirko Mileski”.

Shkollat fillore mësimin me prezencë fizike e kanë filluar që më 1 shtator, ndërsa shkollat e mesme mësimin prezencë fizike kanë nisur dje, sipas të gjitha protokollove të rekomanduara nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

Related posts

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

Dy muaj pritje për një pasaportë

Xh M

Karvani i KSHZ-së fillon nesër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy