Një ofertë e veçantë nga një kompani në Maqedoni për punonjës: Bonus mirëseardhjeje deri në 1000 euro

nga Xh M

Në kohën kur shumë kompani janë duke konkuruar për më të mirin e mundshëm, një kompani në Maqedoni është duke u veçuar me ofertën e veçantë për punonjësit e saj. Me një bonus mirëseardhjeje deri në 1000 euro, shpërblim me udhëtime, dhe privilegje të shumta, kjo kompani jo vetëm që tërheq por edhe i mban më të mirët në ekipin e saj.

Këtu bëhet fjalë për kompaninë e Teleperformancës, që ka filluar të funksionoj dhe në vendin tonë katër vite më parë, dhe sot ka mbi 700 punonjës që punojnë me brende të mirënjohura botërore.

Të bëhesh pjesë e Teleperformancës është shumë e lehtë – ti vetëm duhesh të aplikosh në linkun: TPSkopje.comdhe e vetmja kërkesë është që duhet të dini gjuhën gjermane.

Pse Teleperformancën?

Çka e dallon Teleperformancën prej punëdhënësve të tjerë është përkushtimi i saj për mirëqenien dhe përmbushjen e punonjësve të saj. Përveç bonus-it të mirëseardhjes në vlerë deri në 1000 euro, kompania ofron dhe pagë mujore të kënaqshme, bonuse mujore të bazuara në performancë, dhe kushte pune fantastike në zyret e bukura në zemër të Shkupit.

Po ashtu, punonjësit kanë mundësi të marrin pjesë në aktivitete ekipore, programe mentorimi, dhe sisteme shpërblyese që vën në pah dhe shpërblejnë arritjet e tyre.

Me përkushtim të plotë në kualitet, motivim dhe kujdes për punonjësit e saj, kompania vendos një standard për punëdhënës-it në Maqedoni.

Benefitet që tejkalojnë pritshmëritë

Në vitin 2024, si pjesë e politikës shpërblyese, kompania tejkaloi pritshmëritë dhe shpërbleu punonjësit e saj më të suksesshëm me një udhëtim të paharrueshëm në Stamboll dhe Paris. Këto udhëtime shfaqën jo vetëm punën e palodhshme dhe dedikimin e punëtorëve, por gjithashtu shërbyen edhe si një mundësi për të krijuar momente të paharruara dhe për t’a forcuar punën ekipore.

“Kjo është vetëm një nga mënyrat e shumta që  ne e shpërblejmë punën e palodhshme dhe angazhimin e ekipit tonë. Ne besojmë që një ekip i motivuar është baza e çdo kompanie të suksesshme” thojnë përfaqësuesit e Teleperformancës.

Planet ambicioze për 2025

Teleperformanca do të filloj vitin 2025 me plane për zgjerim dhe me shumë mundësi për punonjësit e saj. Kompania synon të rris ekipin e saj dhe të investoj më tepër në çdo pjesëtarë tëekipit përmes trajnimeve në nivele të larta dhe programeve shpërblyese. Në ketë formë Teleperformanca vazhdon të forcoj pozicionin e saj si një ndër punëdhënësit më të dëshiruar në Maqedoni.

Si të bëheni pjesë e ekipit?

Nëse e flet gjuhën gjermane dhe je duke kërkuar punë me kushte të mrekullueshme, të zhvillohesh tutje dhe të kesh një stabilitet, Teleperformanca është zgjidhja e duhur për ty. Apliko sot në ТPSkopje.com dhe shfrytëzoje mundësinë për të përfituar një bonus mirëseardhjeje deri në 1000 euro.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More