Barcelona ka siguruar Dani Olmon, por Nico Williams gjithashtu është një nga objektivat kryesorë të klubit.
Megjithatë nuk do të jetë aspak e lehtë të arrihet deri te sulmuesi spanjoll i cili duket se ka vendosur të qëndrojë edhe një vit tjetër në Athletic Bilbao.
Barcelona po insiston duke tentuar t’ia ndryshojë mendjen futbollistit, por deri më tani e kot.
Sipas asaj që ka njoftuar Mudo Depertivo, sulmuesi francez Kingsley Coman është opsioni B nëse nuk arrihet Williams.
Coman nuk është në planet e Bayernit dhe bavarezët janë të gatshëm ta lënë në huazim një vjeçar francezin.
Deco po studion këtë opsion dhe nëse nuk arrihet Coman atëherë do të tentojnë huazimin e francezit.