Kronika

Një person humbi jetën, ndërsa dy të tjerë u lënduan në një aksident në Çento

Zhurnal Ads

Një person e ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerw kanë marrë lëndime trupore në aksidentin e trafikut që ka ndodhur mbrëmë në lagjen “Metodija Andonov – Çento”, në Shkup.

MPB informon se fatkeqësia ka ndodhur në orën 19.20 në udhërkryqin nga rr. “Alija Avdoviq” dhe rr. “Hristofer Zhefaroviq” në Shkup, ndërsa në të janë përshirë një makinë pune për prerjen e drunjëve, e drejtuar nga S.S.(65) nga Shkupi dhe motoçikleta “BMW”, me targa kombëtare të Zvicrës, e drejtuar nga R.Sh.(29) nga Shkupi.

Në vendin e aksidentit ka humbur jetën S.S., ndërsa motoçiklisti ka marrë lëndime të rrënda trupore, të konstatuara në Kompleksin klinik “nënë Tereza”. 16-vjeçari bashkëudhëtar në makinën punuese ka marrë lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Sh.Naum Ohridski”. Është kryer hetim në vendin e aksidentit nga Prokurori publik dhe ekipi hetues i SPB shkup, informon MPB.

Postime të ngjashme

Vritet me armë zjarri ndërtuesi në Himarë

admin

Burri nga Ferizaj abuzoi seksualisht nipin e tij

T E

Zhduket një djalë nga Fushë Kosova

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...