Një person humbi jetën, ndërsa shtatë të tjerë janë lënduar në aksidentin në rrugën Gostivar-Kërçovë

Gostivar, 4 shtator – Një person humbi jetën, ndërsa shtatë të tjerë janë lënduar në aksidentin rrugor në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë. Trafiku është në ndërprerje për shkak të ekspertizës.

 

Sipas informacioneve të SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur sot në orën 15 e 30 minuta.

Në SPB Tetovë është paraqitur se në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, në afërsi të varrezave të Novosellës, ka ndodhur një aksident. Në të kanë marrë pjesë tre automjete: xhip “mercedes”, një automjet “bmv” dhe një kamionet.

Nga lëndimet e marra gjatë përplasjes një person nga kamioneti ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa shtatë të tjerë janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” për ofrimin e ndihmës mjekësore.

Tani për tani nuk ka informacione si a ardhur deri te aksidenti dhe çfarë e ka shkaktuar atë.

Për momentin prokurori publik dhe ekipi i DPB Gostivar kryejnë ekspertizë. Nga ora 15 e 30 minuta në ndërprerje është trafiku në të dyja drejtimet.

Nga SPB Tetovë theksojnë se sot në kuadër të aksionit për kontroll të shpejtësisë në trafik në rajonin e Pollogut, janë shqiptuar 86 masa.

Related posts

Zoran Zaev: Regjistrimi i popullsisë filloi me sukses

N E

QMK me rekomandim për masa parandaluese për shkak të paralajmërimeve për mot të ligë

R Zh

Admirali Burk pas takimit me Shekerinskën: “Kishim biseda shumë produktive, falënderim për pjesëmarrjen në KFOR”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com