Një person i vdekur, katër të zhdukur pas shpërthimit në Gjermani

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë zhdukur, si pasojë e një shpërthimi të madh në një park industrial në qytetin gjerman Leverkuzen.

 

Kompania menaxhuese, Currenta ka thënë “se ekipet e shpëtimit do të vazhdojnë punën me të gjitha kapacitetet” për të gjetur punëtorët e zhdukur.

“Ne jemi thellësisht të prekur nga ky aksident tragjik dhe vdekja e një punëtori”, ka thënë kompania.

Shpërthimi ka nxitur alarm për “rrezik ekstrem”, si dhe ka shtyrë zyrtarët që t’iu bëjnë thirrje banorëve që të mbyllen brenda dhe të mbyllin dritaret.

Chempark ka brenda vetes kompani të mëdha kimike, përfshirë, Bayer dhe Lanxess.

Currenta ka thënë se shpërthimi i 27 korrikut ka ndodhur në një zonë ku digjen mbeturinat.

Sipas saj, zjarri tashmë është shuar.

Ende askush nuk e di çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.

Në disa pamje në rrjetet sociale është parë tym i madh duke dalë nga zona kimike.

Policia në qytetin e afërt, Këln, ka thënë në Twitter, se është duke mbyllur disa autostrada në zonën në Leverkuzen, për shkak të “dëmit të madh”.

Banorët kanë thënë se zhurma është dëgjuar nga distanca dhe se disa dritare kanë kërcitur nga shpërthimi i fuqishëm.

Related posts

Romani “Të jetosh” i autorit kinez Yu Hua vjen në shqip nga sinologu Iljaz Spahiu

Z H

Në 20 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit, Kamala Harris bën thirrje për unitet në vitin 2021

D V

Vila e El Chapo ka qenë çmimi kryesor në llotarinë shtetërore prej muajsh, por askush nuk e dëshiron atë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More