Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në Mitrovicë

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri sot në Tregun e Gjelbër, në Mitrovicë. Edhe i dyshuari është lënduar të cilin Policia e ka arrestuar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Personat e plagosur dhe i lënduari i dyshuar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

“Rreth orës 11:27, policia në Mitrovicë është njoftuar për një rast në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë ku është përdorur arma e zjarrit. Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Policia ka kuptuar se një person mashkull kosovar, ka shtënë në drejtim të tre personave të cilët janë të plagosur, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Gjithashtu edhe i dyshuari është i lënduar, i njëjti është arrestuar nga njësitë policore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Raportohet se një nga të plagosurit ka ndërruar jetë”, ka njoftuar Zahiti. Njësitet policore po vazhdojnë ta trajtojnë rastin.

Postime të ngjashme

Ambasadori Gjerman në Kosovë: Skenat e sotme në Kuvend janë të papranueshme

N E

Diplomati Agim Nesho: Ndryshimi i kufijve në Ballkan është interes direkt i Serbisë

N E

Ilir Meta: Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me BE-në

N E

Lumir Abdixhiku: Nuk besoj se Donika Gërvalla ka dërguar dosje në Prokurorinë Speciale

N E

Faton Peci: Memli Krasniqi më tha hajde në holl të bëjë llom

N E

Lumir Abdixhiku për Vetëvedsosjen: S’kanë kapacitete për të bërë gjërat që kanë premtuar se do t’i bëjnë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...