Një person nga Velesi ka raportuar se është mashtruar për disa mija euro në Gostivar

nga D V

Më datë 07.08.2024 në ora 17:00 në SPB-Tetovë, person i autorizuar i një personit juridik nga Velesi, ka raportuar se është mashtruar nga një person nga Gostivari, pronar i një personi juridik nga Gostivari.

Sipas raportit, katër muaj më parë në Tetovë janë marrë vesh me të që t’i shes tre kamionë për 70 mijë euro. Siç raportohet, pasi janë marrë vesh, ai i ka paguar 30 mijë euro dhe i ka marrë kamionat, ndërsa shuma e mbetur duhej të paguhet brenda 10 ditëve, por nuk i ka paguar të gjithë shumën deri në ditën e raportimit.

Gjithashtu, sipas kallëzimit, ai i ka kërkuar personit nga Gostivari që t’i kthejë automjetet dhe ia ka kthyer paratë në llogarinë e tij, por i njëjti ka refuzuar t’ia kthejë automjetet. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More