Agjencia Zhurnal.mk

Një person ngjitet pa leje në kullën Eifel

Kulla Eifel në Paris është mbyllur pasditen e sotme pasi një person është parë teksa ngjitej në pjesën e jashtme të saj.

Kompania që kontrollon strukturën ikonë të kryeqytetit francez konfirmoi ngjitjen e personit dhe më pas evakuimin e të pranishmëve. Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë patrullat e policisë dhe efektivë të repartit të zjarrfikësve.

Sheshi përreth kullës u boshatis, ndërsa turistëve iu kërkua që të shtynin vizitën. Edhe rrugët përreth kullës u bllokuan gjithashtu nga policia, duke ndaluar qarkullimin.

Mediat franceze raportojnë se policia ka vendosur kontakt me personin e paidentifikuar që është ngjitur në kullën Eifel, por motivet e veprimit të tij janë ende të paqarta.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...