Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

“Një perspektivë që të lë pa frymë”: Astronauti i NASA-s publikon pamjet se si duket Toka nga Hapësira – përmes kapsulës së SpaceX

Astronauti i NASA-s, Victor Glover, ka shpërndarë një video të tij të parë nga hapësira ndërsa ai dhe tre astronautë të tjerë u ngritën mbi Tokë ndërsa udhëtonin për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Glover është pjesë e misionit Crew-1 që nisi bordin e kapsulës Crew Dragon të SpaceX, me nofkën ‘Dragon Resilience’, më 15 nëntor.

Ky është udhëtimi i parë i Glover në hapësirë dhe në video ndan emocionet, ndërsa shikonte Tokën.

Klipi i shkurtër, i shpërndarë në Twitter, është i gjatë vetëm disa sekonda, por tregon kurbën e planetit tonë, qiellin mahnitës blu dhe retë e shpërndara në atmosferë.

“Duke parë Tokën përmes dritares së Dragon Resilience”, shkroi Glover në postimin e tij. “Shkalla e detajeve e bëjnë këtë një perspektivë të lë pa frymë!’

Glover u dashurua me hapësirën kur ishte në shkollë të mesme dhe dekada më vonë po jeton atë ëndërr, 250 milje mbi sipërfaqen e Tokës.

Misioni Crew-1 u ankorua rreth orës 11:00 pasdite të hënën, 16 nëntor dhe doli nga kapsula rreth dy orë pasi kishin përfunduar kontrollet e nevojshme.

Postime të ngjashme

Një dasmë bamirësie për çiftin e pastrehë

S.B.

Në malet e Zvicrës kërkohen vullnetarë për t’i trembur ujqërit

S.B.

Macja e zhdukur ribashkohet me pronarin pas 15 vjetësh

S.B.

Cili nga këta katër katrorë është i ndryshëm nga të tjerët?

S.B.

Njihuni me oficerin 91 vjeçar të policisë në SHBA, i cili nuk ka në plan të pensionohet

S.B.

Shakaja në TikTok, e bën nënën të mendojë se vendi i saj po sulmohet me armë bërthamore

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...