Agjencia Zhurnal.mk

Një peshkatar humb jetën në ujërat e Vardarit

Një peshkatar nga fshati Miravci i Gjevgjelisë dje është mbytur në ujërat e Vardarit, njoftoi policia.

V.Gj. (56) ka rënë dhe është mbytur në ujërat e Vardarit derisa me V.M. (19) gjithashtu nga Miravci kanë vendosur rrjetë të peshkimit.

Trupi i peshkatarit është gjetur dhe nxjerrë nga lumi mbrëmë në orën 19:15 minuta. Mjeku nga Ndihma e shpejtë mjekësore e Gjevgjelisë vetëm ka konstatuar vdekjen. Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi hetues nga Stacioni policor i Gjevgjelisë. Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...