Një punëtor lëndohet gjatë një incidenti në “Makstil”

Shkup, 12 shtator – Gjatë aktivitetit të rregullt të punës në ndërrimin e tretë në uzinën për punime të çelikut në SHA “Makstil” ka ndodhur incident ku është lënduar një i punësuar, ka informuar sot kompania.

 

“Të punësuarit menjëherë i është ofruar ndihma e parë dhe është dërguar në Qendrën urgjente në Klinikën universitare për trajtim të mëtejmë. Ai është jashtë rrezikut për jetë”, theksohet në kumtesë.

“Makstil” ka informuar se rasti është paraqitur deri te institucionet kompetente, ku ekipet kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“SH.A Makstil me procedurë urgjente ka formuar komision për hetim detajor intern për konfirmimin se në ç’ rrethana ka ngjarë incidenti dhe lëndimi si dhe përgjegjësinë për të njëjtën. Opinioni do të informohet me kohë me më shumë informacione dhe detaje në momentin kur ato do të jenë të kapshme”, theksohet në kumtesë. 

Related posts

Rritet kostoja e jetesës dhe çmimet e shitjes me pakicë

N E

BE-ja heq Maqedoninë e Veriut nga lista e vendeve të sigurta

D V

Nuredini: Mjedisi në fokus të bisedimeve me senatorët francezë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More