NJË PUTHJE E VJEDHUR

nga D. V.

Poezi nga: George Wither
Përktheu: Kolec P. Traboini

Tani gjumi i butë i ka mbyllur ata sy,
Të cilët të zgjuar, i mbanin mendimet e mia në frikë;
Por tani i lirë pranë buzëve të ëmbla qëndroj,
Prej nga kam dëshirë të nxjerr frymën rozë.

Nuk mendoj keq se do të vidhja
Në dy rubin të shkrirë një puthje të gjorë:
S’ mund të kesh dyshim për një gjë që nuk vidhet,
Ku nuk grabit asgjë, e gjë s’ mund të humbasë;

Jo, nëse duhet t’i jap njëzet puthje,
nuk do të kishte në buzë asnjë shënjë,
Pse atëherë duhet ta vonoj këtë grabitje?

Ajo mund të zgjohet e ti rritet zemërimi!
Nëse ndodh kjo, do ti kthej për atë një ,
Si dëmshpërblim njëzet mijë puthje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More