Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Një qytetar i Dibrës është plagosur me armë zjarri

Dibër, 18 qershor – Mbrëmë me armë zjarri është plagosur një person nga Dibra dhe për shkak të seriozitetit të lëndimeve, pas ndihmës së parë në Spitalin e Përgjithshëm, ai është transportuar në Ohër për mjekim.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Veljko Vlahoviq, afër Xhamisë. Ndërkohë forcat e rendit kanë ndaluar një person si të dyshuar për “vrasje në tentativë”.

“Rreth orës 22:00 në institucionin tonë, me një automjet privat është sjell personi A.I. me një plagë me armë zjarri. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, pas ndihmës së parë i plagosuri është transportuar në institucionin më të afërt, përkatësisht në repartin kirurgjikal në Ohër”, tha Baki Alili, drejtor i Spitalit të Dibrës.

Sipas tij, pacienti ishte i vetëdijshëm dhe i kontaktueshëm. Ngjarja u raportua në Departamentin e Punëve të Brendshme, ku ata konfirmuan se një person u ndalua nën dyshimin se ishte autor i veprës penale “vrasje në tentativë”. Po merren masa për zbardhjen e plotë të çështjes.

Postime të ngjashme

158 shoferë të gjobitur në Shkup

Z H

Tetovë, arrestohen dy persona për posedim të lëndëve narkotike

Z H

Zhduket një vajzë në Gjakovë

D V

Aksidenti me fatalitet në Malishevë, arrestohet i dyshuari

D V

E reja shqiptare vritet në sy të dy fëmijëve në SHBA

D V

Aksident në Fier, 6 të lënduar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...