Një rast i dyshuar me Covid në Kërçovë, shkollat: Respektojmë në tërësi protokollet

Shkup, 7 shtator – Në javën e dytë të nisjes së vitit shkollor, në disa qytete, një nxënës apo mësimdhënës pozitiv, ka izoluar klasa të tëra. Sipas protokolleve shëndetësore, mësimet atje tani mbahen online. Aktualisht  ka klasa të izoluara në Veles, Prilep dhe Shtip. Një nxënës me simptoma ka rezultuar  edhe në Shkollën “Hristo Uzunov” në Kërçovë e është dërguar menjëherë në izolim deri në përfundim të kontrolleve të mëtejshme.“Në shkollën tonë deri më tani nuk ka asnjë nxënës pozitiv me virusin korona, përveç që sot kemi një rast ku një nxënës i klasës së nëntë shkoi në izolim, për shkak të simptomave te virusit Korona.”,– tha drejtoresha e Shkollës “Hristo Uzunov” – Kërçovë, Biljana Janevska.Shkollat thonë se i kanë marrë të gjitha masat për mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe kuadrit mësimdhënës.“Kemi bërë dezinfetimin e shkollës, gjithashtu nxënësit çdo here që vijnë në shkollë masin temperaturën, dezinfektojnë duart, bëjnë ajrosjen e klasave. Kështu që deri më sot nuk ka pasur asnjë problem as nga ana e arsimtarëve as nga ana e nxënësve.”,- theksoi drejtori i Sh. F. “Sande Shterjoski”, Rrahim Pinjolli.

 

0.02% infektime, MASh: Shkollat s’janë transmetuese të infektimeveMinistria e Arsimit dhe Shkencës thotë se vetëm rreth 0.02 % e numrit të përgjithshëm të nxënësve dhe po aq mësues, janë raste aktive me Covid.“Është veçanërisht e rëndësishme të theksohet, se shkollat nuk janë transmetuese të infeksionit dhe se në rast kur ka një nxënës ose mësues me simptoma të infeksionit, shkollat veprojnë në përputhje me protokollet dhe algoritmet.”,- thonë nga  MASh.Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, niveli i vaksinimit të mësuesve dhe personelit tjetër ndihmës është rreth 70% e numrit të përgjithshëm të punonjësve të shkollës, dyfishi i vaksinimit mesatar kombëtar. Apelojnë për vaksinim edhe të atyre që ende nuk e kanë bërë si dhe për respektim të rreptë të protokolleve mbrojtëse.

Related posts

Tema globale për zgjedhje lokale, partitë fillojnë me mobilizimin e anëtarësisë

Z H

ASH-AAA: Ende s’kemi vendim për rezolutën ndaj Bullgarisë

R Zh

Zaev – Toman: Përgëzime për çmimin për paqe dhe mesazh për mbështetjen nga Republika e Çekisë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com