“Një rast i një vdekjeje të dyshimtë” bëri që Sllovenia të pezullojë përkohësisht përdorimin e vaksinës Johnson&Johnson

Sllovenia të enjten pezulloi përkohësisht përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar nga Johnson & Johnson.

 

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ministri i Shëndetësisë, Janez Poklukar, tha se ndalimi ishte një masë paraprake pas vdekjes së një gruaje 20-vjeçare.

“Ne jemi duke e ndalur përkohësisht derisa të sqarohen të gjitha detajet në lidhje me këtë rast”, u tha Poklukar gazetarëve në Ljubljana.

Sidoqoftë, “përfitimet vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet”, shtoi Poklukar në një deklaratë.

Mediat sllovene kanë raportuar se gruaja u shtrua në spital në një gjendje të rëndë të hënën, disa ditë pasi mori vaksinën Janssen me një dozë të prodhuar nga kompania farmaceutike amerikane.

Dhe 20-vjeçarja vdiq nga një hemorragji në tru dhe mpiksje gjaku të martën në mbrëmje.

Sipas Bojana Beović, e cila kryeson grupin e ekspertëve që këshillojnë qeverinë sllovene, “mund të ketë një lidhje negative midis vdekjes dhe vaksinimit”, por hetimet ishin në vazhdim.

Katër vaksina janë aktualisht të autorizuara në Slloveni nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA); Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca, dhe Johnson & Johnson.

Por vetëm 47% e të rriturve sllovenë janë vaksinuar, një shkallë mbrojtjeje shumë më e ulët se mesatarja e BE-së prej 64%.

Ndërkohë mijëra qytetarë demonstruan përsëri në rrugët e Lubjanës të mërkurën kundër kufizimeve të fundit për shkak të COVID-19.

Related posts

Arrestimi i parë në Austri pas dorëheqjes së Kurz – ajo dyshohet se falsifikoi kërkimet në favor të ish-kancelarit

D V

Haiti regjistron gati 2,000 viktima si pasojë e tërmetit

Redaksia

Nuk do ta ndalim para kohe evakuimin nga Kabuli, thotë Pentagoni

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More