Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

“Një shoqëri për të gjithë” vetëm një dëshirë

Paragjykimet për konceptin “Një shoqëri për të gjithë” ekzistojnë dhe ato gjithnjë e më shumë vijnë në shprehje kur gjërat shikohen në prizmin etnik, sado që janë bërë disa hapa para, por ende mbetet për të dëshiruar

Shkup, 22 janar – Lidhja Social Demokrate e Maqeedonisë (LSDM) dhe i pari i saj Zoran Zaev e mori besimin e qytetarëve në dy palë zgjedhje për të udhëhequr me ekzekutivin me sloganin “Shoqëri për të gjithë”. Por, ky koncept qytetar vështirë po funksionon në Maqedoninë e Veriut. Ende pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme etnike shihen me syrin e “armiqësisë” ndaj njëri tjetrit. Madje edhe qasja dhe avazi diskriminues ndaj shqiptarëve ende është prezent. Apo bëhet Maqedonia e Veriut shtet qyetar?

Analisti Blerim Hyseni vlerëson se koncepti “Një shoqëri për të gjithë” sado që fillimisht dukej i “ëmbel” dhe joshës veprimet e mepastajme politike dëshmuan se kjo ishte një farsë politike për grumbullim të votave tek shqiptarët dhe asesi s’kishte të bëjë me real- politikën në Maqedoni. “Janë disa fakte të cilat e dëshmuan të kundertën nëse marrim fushatën e fundit të zgjedhjeve parlamentare, debatin rreth nënshtëtsisë dhe Regjistrimin e popullsisë, atëherë tabloja bëhet shumë e qartë. Për fat të keq në një shoqëri ku mbi të gjitha përkatësia etnike mbetet postulat i realizimit të një të drejte ‘Një shoqëri për të gjithë’ mbetet vetëm një deshirë e babadimrit dhe asgjë më shumë. Me veprime të këtilla të institucioneve por edhe të partive politike të cilat janë nxitëse e retorikave pro e kundra vështirë mund të parashikohet se kur do të jetë ajo periudhë që do të mund vërtet të themi se po funksion në mënyrë të shkëlqyer realiteti etnik e demografik në Maqedoni”, deklaroi për Zhurnal, Hyseni.

Sigurisht, shprehet më tej ai, paragjykimet ekzistojnë dhe ato gjithnjë e më shumë vijnë në shprehje kur gjërat shikohen në prizmin etnik, sado që janë bërë disa hapa para, por ende mbetet për të dëshiruar. “Shqiptarët disa herë kanë dëshmuar se janë më pak me paragjykime, këtu kam parasysh se ata morën guximin dhe votuan një subjekt politik maqedonas dhe e kundërta nuk ka ndodh thuaj se asnjëherë. Së dyti nëse ndalemi për pak çaste e analizojmë bujën qeë u bë me ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe pa u kthyer më mbrapa atëherë e kemi të qartë se paragjykimet më shumë janë etnike sesa fetare”, shprehet ai.

Sipas tij, nga krijimi i sistemit shumëpartiak e sidomos pas luftës së vitit 2001 ka filluar dhe madje do të them që është krijuar bindja se Maqedonia ka probleme të tjera më të gjithë fqinjët dhe se asnjë e keqe nuk i vjen nga shqiptarët. “Shqiptarët kanë dëshmuar se janë qytetar lojal të këtij vendi por me të drejta të barabrta ende kjo nuk është arritë dhe këkron angazhim permanent me rol vendimtar të faktorit ndërkombëtarë”, thekson Hyseni. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Todorov: Ranë në ujë pretendimet e Mickoskit për shumicë të re parlamentare

Z H

Moti sot me diell dhe relativisht i ngrohtë

R Zh

Faza e parë e regjistrimit tani për tani pa problem, secili mundet lirisht të deklarohet për përkatësinë etnike

Z H

Shkupi drejtuar Sofjes – t’i kushtohet vëmendje narrativit dhe të shmangen provokimet

Z H

Debat “Regjistrimi është statistikë, jo politikë”

Z H

Arian Hakiki u zgjodh kryetar i Alternativës në degën e Tearcës

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...