Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Një shtetas amerikan gjendet i pajetë në fshatin Tushemisht

Gjendet një trup i pajetë në Tushemisht. Bëhet fjalë për një shtetas amerikan, i cili është gjetur pa shenja jete në dhomën e një banese.

Vizion Plus mëson se trupi i pajetë është gjetur në një apartament në bllokun 1 të pallateve në hyrje të fshatit të njohur turistik.

60-vjeçari Najebul Hasan me probleme shëndetësore prej 3 muajsh kishte blerë një apartament me dhomë e kuzhinë në bllokun e këtyre pallateve, nderkohe që prej 5 vitesh jetonte me qera në qytetin e Pogradecit.

Gjatë këtyre 3 muajve, sipas Vizion Plus, ai ka paraqitur probleme të shumta shëndetësore, madje disa herë dhe është shtruar në spitalin e Pogradecit .

60-vjeçari me kombësi indiane dhe shtetësi amerikane ishte i paralizuar ndaj edhe për këtë lëvizte me ndihmën e një karroce invalidi.

Policia po heton për shkaqet e kësaj vdekje, por në njoftimin paparaprak ka bërë me dije se mbi trupin e 60-vjeçarit nuk ka shenja dhune, ndaj edhe për këtë paraprakisht mendohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale.

Postime të ngjashme

Policia kap dy shtetas të huaj që tentuan të futen ilegalisht në Kosovë

D V

Aksident trafiku rrugën “Tirana” në Prizren

D V

Raporti i OSBE/ODIHR, Basha: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore

D V

E mori peng banda e drogës në Spanjë, shqiptari u shpëton dhe i bën gjëmën/ 6 të arrestuar

D V

Raporti i OSBE për zgjedhjet në Shqipëri, vjen reagimi i parë nga SHBA

D V

Rama takohet me Zaev, ja axhenda e Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...