Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Një shtetas azer humb jetën nga shpërthimi i minës armene

Një civil azerbajxhanas ka ndërruar jetë nga një shpërthim i shkaktuar nga një minë toke e vendosur nga forcat armene.

Zyra e Kryeprokurorit Publik të Azerbajxhanit tha në një deklaratë se Zabil Babayev shkeli në një minë në provincën Fuzuli e cila ishte çliruar nga pushtimi armen.

Një hetim ka filluar për incidentin, ndërsa populli është paralajmëruar që të mos hyjë në zonat e çliruara derisa rajoni të pastrohet nga minat.

Minat e vendosura nga forcat armene kanë shkaktuar vdekjen e disa civilëve dhe ushtarëve azerbajxhanas.

Çlirimi i Malësisë së Karabakut

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike, Azerbajxhanit dhe Armenisë, që nga viti 1991 kanë qenë të tensionuara, pasi ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, i njohur ndërkombëtarisht si një territor azerbajxhanas.

Kur përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator, ushtria armene filloi sulmet ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase, si dhe shkeli disa marrëveshje humanitare të armëpushimit.

Gjatë konfliktit 44-ditor, Azerbajxhani çliroi disa qytete, si dhe rreth 300 vendbanime dhe fshatra nga pushtimi pothuajse 3-dekadësh i Armenisë.

Pavarësisht marrëveshjes që i dha fund konfliktit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, ushtria armene disa herë shkeli marrëveshjen, martirizoi disa ushtarë azerbajxhanas dhe një civil, si dhe plagosi shumë të tjerë.

Armëpushimi konsiderohet si një fitore për Azerbajxhanin dhe një humbje për Armeninë, forcat e armatosura të të cilës janë tërhequr në bazë të marrëveshjes.

Postime të ngjashme

Gjermanët “marrin frymë”/ Aktivitetet që kanë nisur të rihapen

T E

Gati 70% e amerikanëve do të vaksinohen sapo t’u jepet mundësia

T E

Presidenti i Ukrainës vaksinohet për të hequr çdo dyshim

T E

Krizë e thellë në spitalet e Hungarisë, mijëra punonjës braktisin punën

T E

Vullkani më aktiv i Evropës shpërthen shtatë herë në dy javë, zonat përreth mbulohen nga hiri i zi

T E

Jovanoviq nuk është më në krye të DFC-së në Beograd

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...