Një shtetas i Maqedonisë së Veriut i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar arrestohet në Qafë Thanë

Tiranë, 11 korrik – Një shtetas i Maqedonisë së Veriut i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar sot është arrestuar në vendkalimin kufitar në Qafë Thanë në kufirin me Shqipërinë afër Strugës.

 

Sipas policisë shqiptare, bëhet fjalë për personin F.V (39) nga fshati Veleshtë-Strugë pas të cilit fletarrest kishin shpallur autoritetet braziliane për shkak të tregtisë me drogë.

“Pjesëtarët e stacionit policor kufitar Qafë Thanë si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes Interpolit Tiranë gjatë hyrjes në Republikën e Shqipërisë kanë mundësuar arrestimin për ekstradim në Brazil të personit F.V (39), banor i fshatit Veleshtë- Strugë, Maqedoni e Veriut”, thuhet në kumtesën e policisë.

Shtohet se Gjykata federale penale në Rio de Zhaneiro më 27 nëntor të vitit 2019 ka lëshuar urdhër për arrestimin e personit F.V për vepër penale “trafikim me lëndë narkotike”.

Aktivitetet procedurale janë zbatuar nga ana e personave zyrtarë për hetim të krimit nga Komisariati policor në Pogradec, derisa Interpoli i Tiranës i ndjek procedurat për ekstradimin e tij në Brazil, qëndron mes tjerash në kumtesë.

Related posts

Rreth 150 pacientë me sëmundje malinje të eshtrave në vit mjekohen në Klinikën për ortopedi

Z H

Është parandaluar garë ilegale në autostradën Saraj – Tetovë

D V

Në tregun e patundshmërive 7.777 transaksione dhe 1.759 hipoteka në tremujorin e parë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com