Një shtetase shqiptare arrestohet nga policia e Dellçevës për shkak të tentimit për vrasje

Dellçevë, 11 tetor – Për shkak të tentimit për vrasje nga viti 2016,  në Repartin policor nga kompetenca e përgjithshme Dellçevë është arrestuar A.O.(30) nga Republika e Shqipërisë.

E arrestuara vendi i jetesës të së cilës është në fshatin Trabotivishte të Dellçevës, siç kumtuan, nga policia është arrestuar  mbrëmë në orën 02:15 minuta.

“Më 11 tetor të vitit 2021 në orën 02:15 nga nëpunësit policor të Stacionit policor Dellçevë, për shkak të dyshimit bazë për vepër penale të kryer “vepër në tentim” nga liria është privuar A.O.(30) nga Republika e Shqipërisë, ndërsa me vendbanim në fshatin Trabotivishte të Dellçevës. A.O. veprën penale e ka kryer në vitin 2016″, informojnë nga policia.

Personi A.O. akuzohet në bazë të nenit 123, ndërsa në lidhje me nenin 19 të Kodit penal.

Related posts

Në Shkup janë shqiptuar 184 sanksione, 39 për ngasje të shpejtë

Z H

Rrokulliset një kamion në rrugë Kërçovë – Ohër afër aeroportit

D V

Plagosi veten aksidentalisht, humb jetën një person në Vushtrri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More