Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Një skenë që nuk shihet shpesh – aksident që kushton çerek milion euro: Rolls-Royce përplaset me një Lamborghini

Dëmtimi i dy makinave mund të kalojë çerek milion euro.

Rolls-Royce Ghost dhe Lamborghini Urus nuk janë të zakonshme në rrugë, dhe pjesëmarrja e njërit prej tyre në përplasje mund të konsiderohet një kuriozitet i vërtetë.

Është edhe më pak e mundshme që të dyja këto automjete janë të përfshira në një aksident trafiku, siç ndodhi në një vend të vogël afër Birmingham në Angli, transmeton Telegrafi.

Aksidenti dëshmohet nga një foto që qarkullon në rrjetet sociale këto ditë, e cila tregon Rolls-Royce duke goditur me pjesën e majtë, pjesën e pasme të djathtë të Lamborghini.

Sipas informacionit jozyrtar, fajtor për përplasjen është shoferi i Ghost, i cili dëmtoi edhe një automjet tjetër me atë rast, përveç Urus.

Siç thuhet, ai po lëvizte me shpejtësi të madhe, dhe pas përplasjes, ai u largua nga vendi i ngjarjes.

Sipas disa vlerësimeve, dëmi material i këtyre dy veturave mund të kalojë shumën e çerek milioni eurosh.

Postime të ngjashme

“Sulm” i ri ndaj Modelit Y të Teslas: Audi prezanton Q4 e-tron dhe Q4 Sportback e-tron

S.B.

Ferrari në vitin 2025 do ta lansojë veturën e parë tërësisht elektrike

S.B.

Prezantohet edhe zyrtarisht Mercedes EQS – luks i jashtëzakonshëm dhe brendësi e digjitalizuar

S.B.

Huawei po investon një miliard dollarë në biznesin e veturave, pretendon se është më i mirë se Tesla

S.B.

Audi i bën konkurrencë Maybach-ut

S.B.

Apple konkretizon planet për veturën elektrike, bashkëpunon me kompani të njohura

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...