Agjencia Zhurnal.mk
Opinion

Një spital rajonal për Tërnocin

Nga Nexhmedin Saqipi

Fenomenet e ndryshme natyrore si: vërshimet, zjarret, tërmetet e së fundmi edhe virusi pandemik, të cilat po përcillen me dëme materiale dhe humbje në njerëz, na ka mbushur mend, se betejat kundër tyre, nuk po japin rezultate maksimale dhe se shëndetësia në këtë drejtim, nuk e ka dhënë provimin profesional.

Këto fenomene, jo vetëm natyrore, të cilat kanë për shkaktar, faktorin njeri, më së shumti godasin vendet e pa zhvilluara ekonomikisht të Ballkanit, të cilat nuk janë të përgatitura për t’u ballafaquar me pasojat katastrofale këtyre dukurive .

Në betejat për ta luftuar këto dukuri dhe virusin pandemik, mjekësia nuk dha rezultate maksimale, me një fjalë, as institucion shtetërore dhe ndërkombëtare, të cilat këto dukuri i shfrytëzojnë për komercializëm.

Po ashtu me probleme të kësaj natyre janë duke u ballafaquar edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët në mungesë të një spitali rajonal, ata detyrohen të shkojnë në Vranjë, Nish e Beograd, për të kërkuar shërim nga ky virus i padukshëm.

Nevoja

Mungesa e një spitali rajonal në Luginë, ka shkaktuar vështirësi për personat e prekur nga Covid 19, të cilët për një trajtim adekuat janë dashur të marrin rrugë në rrethana të vështira, qoftë nga largësia, po ashtu edhe nga pikëpamja financiare.

Me qindra kilometra janë dashur pacientet të udhëtojnë nga Bujanoci dhe Presheva, për një oksigjeno terapi e trajtime të tjera profesionale. Duke i pasur të gjitha këto parasysh gjithnjë e më tepër po lindin kërkesat e arsyeshme për ngritjen e një spitali rajonal në Tërnoc e rrethinë.

Shtohet pyetje se si është reagimi i mjekëve lidhur me këtë iniciativë? Mjekët janë dukur më të hutuar në këtë pandemi, ngase i kanë ordinancat private, të cilat u sjellin më shumë fitime se ato publike. Në këtë drejtim forcohen ordinancat private se sa ato komunale e shtetërore, prandaj kërkesat e mjekëve as që dëgjohen.

Duke u nisur nga nevojat e kahershme të qytetarëve të Tërnocit dhe më gjerë, ideja për ngritjen e një spitali rajonal, nuk do të dukej e parealizueshme.

Nisma e tillë duhet do të gjejë mbështetjen e qendrave të mëdha Beogradi, Tirana e Prishtina, të cilat me ngritjen e një spitali rajonal për Tërnocin, do të zvogëlonin numrin e të prekurve nga virusi që kërkojnë shërim.

Nevoja për ngritjen e një spitali rajonal në Tërnoc, është e kahmotshme dhe se ideja për realizimin e tij, nuk është e re, ajo ka datuar qysh herët, por që ka mbetur vetëm në nivel të një ambulance fshati, me kapacitete shumë të kufizuar për përmbushjen e nevojave të qytetarëve.

Një nevojë e tillë vjen edhe më e theksuar sidomos vitin e fundit, që e lamë prapa, me rastin e paraqitjes së virusit famëkeq Korona dhe Covid 19, të cilat nuk lanë pa prekur edhe këtë rajon të pazhvilluar ekonomikisht dhe pa një përkujdesje adekuate në planin shëndetësor.

Mbështetja

Lidhur me mënyrën se si do të funksionoj një nismë e tillë, është e domosdoshme angazhimi i të gjithë faktorëve vendor e rajonalë, duke filluar nga Bashkësisë Lokale e Tërnocit, institucionet lokale e qendrore si dhe diaspora.

Gjithashtu, në këtë drejtim, një rol të rëndësishëm do ta luante edhe sigurimi i lokacionit dhe personelit shëndetësor, i cili mund të vijë nga rrethe të ndryshme, për të shërbyer në këtë institucion për mbrojtjen e shëndetit publik.

Do të ishte shumë e qëlluar dhe funksionale, që të merret iniciativë që Shkolla e re në Tërnoc, të improvizohet në spital, ngase numri i nxënësve sa vjen e zvogëlohet, e ata mund të barten te objekti i shkollës qendrore, duke krijuar kushte ideale për spitalin rajonal.

Hapësira shkollore është e mjaftueshme të ngriten edhe objekte tjera shtesë spitalore, në mënyrë që kushtet infrastrukture të jenë të përshtatshme për realizmin e këtij projekti jetik për tërnocasit dhe qytetarët e tjerë të vendbanimeve përreth. Kjo hapësirë shkollore dikur ka qenë pronë private e një familje veprimtarësh nga Tërnoci, të cilët e dhanë tokën e tyre donacion për shkollën pa kompenzim. Kjo familje e cila jeton në Haraçinë të Shkupit, kurrë nuk e ka harruar vendlindjen, të cilën e vizitojnë dhe e ndihmojnë vazhdimisht.

Arsyetimi

Lugina e Preshevës, përkatësisht Tërnoci, si një nga vendbanimet më të mëdha në rajon, nuk ka një spital, i cili do t’i përmbushte nevojat e qytetarëve për shërim. Meqenëse, Lugina e Preshevës, përbën një nga zonat më karakteristike në këtë pjesë të Ballkanit, duke lidhur natyrshëm Kosovën me Serbinë, nevoja e ngritjes së një spitali rajonal, është e arsyeshme, praktike dhe dobiprurëse.

Vlen të ceket gjithashtu se në këtë spital rajonal, do të punësoheshin mjek profilesh të ndryshme, pa dallime përkatësie nacionale e vendbanimi, po ashtu kjo do të vlejë edhe për pacientët, të cilët nuk do të ishin vetë nga Tërnoci, por edhe nga rrethe të ndryshme. Me një fjalë, gjithë ata, që kanë nevojë për shërim, kuptohet në frymën e etikës mjekësore, të njohur si Betimi i Hipokratit.

Ky viti i fundit pandemik, na ka dhënë një mësim të mirë, se si duhet të organizohemi për ta luftuar virusin dhe për ta sensibilizuar opinion për ta afirmuar idenë e ngritjes së spitalit rajonal në Tërnoc.

A nuk është e vështirë dhe e mundimshme që në këto kohë pandemie të marrësh rrugë nga Presheva, apo Bujanoci për të shkuar në Vranjë, Nish e Beograd, me qindra kilometra largësi, për një shërbim mjekësor specialistik, duke llogaritur shpenzimet dhe sakrificat e tjera të natyrës ekonomike?!

(Autori është publicist dhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve “Etika”, nga Lugina e Preshevës)

Postime të ngjashme

Opinion / Etiketat e turpit

R Zh

Besnikëri tribale ndaj një bajraktari: Kërkesa e SHBA që Sali Berisha të mos jetë më në Parlament dhe një varg pyetjesh për PD që kërkojnë sot përgjigje

D V

Demokratët duhet të rivotojnë nëse janë me Berishën apo SHBA

D V

Pse me ‘Top’ mbi Minishengenin Ballkanik?!

D V

“Mini-shengeni” i Vuçiqit dhe “ Maxi- marrëzia” e Ramës!

D V

Udhëtime të lira dhe të sigurta – Një mision i (pa)mundur i qeverisë së Kosovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...