Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6.2 magnitudë ka goditur brigjet e Stambollit, ka njoftuar qendra sizmologjike EMSC.
Shumica e banorëve të prekur nga tërmeti akoma po qëndrojnë në hapësira të hapura nga frika se mund të ndodhë ndonjë tërmet tjetër.
Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya ka njoftuar në rrjetet sociale se agjencitë kompetente kanë dalë në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve.
“Uroj që qytetarët tanë të prekur nga tërmeti të rikuperohen shpejtë”, ka shtuar Yerlikaya.