Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 5.4 magnitudë godet Kinën, humbin jetën dy persona dhe dhjetëra tjerë lëndohen

Në tërmetin që goditi sot herë pjesën jugperëndimore të Kinës, përkatësisht provincën Sichuan, kanë humbur jetën dy persona dhe dhjetëra tjerë janë lënduar.

Tërmeti goditi rajonin Luksian, rreth 120 kilometra në jugperëndim të Chongching, që ka rreth 30 milionë banorë, transmeton Telegrafi.

Sipas institutit gjeofizik në SHBA, fuqia shkatërruese e tërmetit ishte 5.4 magnitudë, derisa qendra kineze për tërmete vlerëson se ishte 6.0.

“Nga tërmeti i fuqishëm kanë humbur jetën dy persona dhe 50 tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Gjithashtu janë shkatërruar 22 shtëpi”, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Shumë ndërtesa janë dëmtuar, e komunikimi është ndërprerë në disa pjesë të këtij rajoni. Televizioni publik kinez CGTN ka transmetuar pamjet e shtëpive të shkatërruese, pemët e shkulur.

Related posts

Sulmi në Bagdad, së paku 35 njerëz të vrarë

D V

Rel: Dorëhiqet Sekretari britanik, pas shkeljes së rregullave për COVID-19

Redaksia

Aneksimi i Krimesë, BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More