Një tërmet me magnitudë prej 5.3 goditi disa pjesë të Pakistani dhe rajonin e Kashmirit, duke shkaktuar panik te banorët.
Nga zyrtarë të atjeshëm nuk raportohet për viktima, të lënduar apo dëme materiale.
Lëkundjet u ndjenë në pjesën më të madhe të Pakistanit, duke përfshirë Islamabadin, disa zona në provincat lindore të Punjabit veriperëndimor Khyber Pakhtunkhëa në kufi me Afganistanin.
Një tërmet me magnitudë 7.6 në vitin 2005 ua mori jetën mijëra njerëzve në Pakistan dhe Kashmir.