Ambasadorja e Kosovës në Finlandë flet për tragjedinë atje, ku e plagosur mbeti edhe një vajzë nga Kosova

nga D V

Ambasadorja e Kosovës në Suedi që mbulon edhe Finlandën, Islandën dhe shtetet baltike, Shkendije Geci, ka thënë se është thellësisht e pikëlluar për tragjedinë që ndodhi dje atje, ku e plagosur mbeti edhe një vajzë nga Kosova.

“Thellësisht e pikëlluar nga tragjedia në Finlandë, veçanërisht duke e ditur se një nga të plagosurit është një vajzë nga Kosova.

U dërgoj dashuri, mbështjetje dhe ngushëllime të përzemërta gjithë të prekurve nga kjo ngjarje e tmerrshme. Iu gjetë forca dhe shërimi në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar ajo në “X”.

Dje janë plagosur tre fëmijë në shkollën fillore “Viertola” në Vanta, një rrethinë e kryeqytetit Helsinki. Më pas, si pasojë e lëndimeve, njëri prej fëmijëve ka vdekur.

Reuters dje ka raportuar se si i dyshuar për rastin është arrestuar një 12 vjeçar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More