Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Një tjetër ndihmës i Trumpit infektohet me koronavirus

Një tjetër ndihmës i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u infektua me koronavirus.

Stephen Miller është një nga këshilltarët më të afërt të presidentit dhe shkrues i fjalimeve të tij.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, tha se Miller “ndihet mirë” dhe se është vetizoluar gjatë pesë ditëve të kaluara, përpara se ta merrte rezultatin e testit.

Vetë McEnany ka njoftuar më 5 tetor se është pozitive me koronavirus.

“Qartazi ka pasur një shpërthim këtu në Shtëpinë e Bardhë”, tha McEnany në një intervistë me Fox News.

Trump, i cili u diagnostikua me koronavirus javën e kaluar, nuk raportoi për asnjë simptomë të martën, tha mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley.

Disa udhëheqës të ushtrisë amerikane janë gjithashtu në karantinë, pasi zyrtari i Rojës Bregdetare, admirali Charles Ray, doli pozitiv.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, me mbi 7.5 milionë të infektuar dhe mbi 210,000 viktima.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë konfirmuar mbi 35.8 milionë të infektuar me koronavirus.

Prej tyre, mbi një milion kanë vdekur dhe afro 25 milionë janë shëruar.

Postime të ngjashme

Kina: Pretendimet për gjenocid ndaj ujgurëve janë absurde

T E

Zyrtarët vizitojnë kufirin SHBA-Meksikë mes rritjes së fluksit të emigrantëve

T E

Humb jetën në një aksident ajror parlamentari francez Olivier Dassault

T E

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen, përfitoi nga kontratat për maskat

T E

Asnjë i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Britani

T E

Austria pezullon vaksinat AstraZeneca, një grua humbi jetën, një tjetër është në gjendje të rëndë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...