Një vajzë turke 16-vjeçare, e quajtur Elif Sude Arapoğlu, është raportuar e zhdukur pasditen e sotme në Tiranë.
Sipas informacioneve të dërguara në redaksinë e JOQ Albania, Elif jeton prej pesë muajsh në kryeqytet bashkë me familjen e saj, në një banesë pranë Liqenit të Thatë.
Vajza u largua nga shtëpia rreth orës 15:00 për të bërë një shëtitje, por nuk është kthyer më.
Babai i saj, Bülent Arapoğlu, ka bërë denoncim për zhdukjen e saj në Stacionin Policor të Farkës dhe ka kërkuar ndihmën e autoriteteve dhe të qytetarëve për gjetjen e Elifit.
Në momentin e largimit, ajo ishte veshur me tuta, një triko blu të errët, një xhaketë të hollë të zezë dhe atlete të bardha.
Familja është thellësisht e shqetësuar për vajzën dhe lutet për ndihmë nga kushdo që mund të ketë informacion. Ata që mund të kenë ndonjë të dhënë të vlefshme për vendndodhjen e Elif Sude Arapoğlu, mund të kontaktojnë me familjen nëpërmjet numrit të telefonit në WhatsApp: 0672000069.
Një vajzë turke 16-vjeçare, Elif Sude Arapoğlu, është raportuar e zhdukur pasditen e sotme në Tiranë
116
Postimi i mëparshëm