Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Një veturë e veçantë shënon numrin 50 milionë vetura të prodhuara nga Mercedes

Në 75 vitet e kaluara, gjiganti gjerman i makinave ka bërë 50 milionë makina në impiantet e tij në të gjithë botën.

Mercedes-Maybach është prodhuar në Sindelfingen, së bashku me gjeneratën e re të S-Class “të rregullt”.

Mercedes-Maybach S-Class i parë i ri nga fabrika 56 është makina e 50-të miliontë nga Mercedes-Benz që del nga linja në rrjetin global të prodhimit.

Një total prej 50 milion automjetesh të markave Mercedes-Benz janë prodhuar gjatë 75 viteve të fundit.

Përveç kësaj, Sindelfingen në të ardhmen do të jetë shtëpia e sedanit luksoz elektrik të Mercedes, EQS, i cili gjithashtu do të prodhohet në këtë fabrikë.

Mercedes aktualisht është përqendruar në lëvizjen te makinat elektrike, pasi planifikon të fillojë prodhimin masiv të gjashtë modeleve të rinj elektrikë EQ deri në vitin 2022, transmeton Telegrafi.

Këto makina do të furnizohen me bateri shtytëse nga një rrjet global i fabrikave nga tre kontinente, thotë kompania në një deklaratë.

Sa i përket jubileut, makina e 50 miliontë e prodhuar – Mercedes-Maybach S klasa, ky model pati premierën e tij në fund të vitit të kaluar.

Ajo bazohet në S-Class të rregullt, por është më e gjatë dhe mund të shijojnë komoditetin mbretëror.

Postime të ngjashme

Britanikja ndalohet sepse po voziste 209 kilometra në orë – ky është arsyetimi qesharak i saj para policisë

D V

Aston Martin mburret: Shitjet u rritën 224 për qind

D V

Gjermanët vendosën të kondicionojnë rrugët dhe zbuluan pse

D V

Land Rover ka prezantuar modelin e kufizuar të Defender Trophy Edition

D V

Kompania skoceze përdor mbetjet e uiskit si lëndë djegëse për kamionët

D V

Richard Hammond shet një pjesë të koleksionit të veturave dhe motoçikletave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...