Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Një veturë “made in Albania”, rivale e Lamborghinit dhe Ferrarit

Shqipëria mund të bëhet shumë shpejt me markë të saj të veturës dhe jo vetëm kaq, pritet të jetë super-veturë.

Qëndrim Thaqi, themelues i Arrera Automobili, është gati për të realizuar projektin e tij madhor: superveturën Illyrian Pure Sport.

Për momentin, bëhet fjalë vetëm për një ide, por nëse do të përfundojë projekti, Illyrian Pure Sport do të jetë vetura e parë me standarde ndërkombëtare që do të prodhohet në Shqipëri.

Nga fotot e postuara, vetura ngjan me Porsche 9RE, por me disa pjesë të frymëzuara nga markat e famshme italiane. Sidomos pjesa e përparme duket si një Lamborghini Gallardo.

Mendohet se kjo veturë do të ketë një shpejtësi maksimale prej 375 km/h dhe do të arrijë nga 0 në 100 km/h për vetëm 2,7 sekonda. Të dhëna të tilla do ta bënin një rivale të fortë të Lamborghini Aventador apo Ferrari 812 Superfast. \ A2news

Postime të ngjashme

Volkswageni paralajmëron modelin e ri me të cilin do të vendosë standarde të reja

S.B.

Teslas i bie vlera

S.B.

Rënie e shitjes së automjeteve të reja për 33 për qind

R Zh

Gjithnjë e më shumë po vidhen pasqyrat e veturave, hajnat po e përdorin teknologjinë e avancuar të tyre

S.B.

Tesla do blejë nikel nga minierat e Kaledonisë së Re

S.B.

Fiat-Chrysleri dhe PSA-ja shënuan fitime në “vitin pandemik”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...