Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Një viktimë e 130 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Zhurnal Ads

Vendit i është shtuar edhe një vdekje nga koronavirusi. Në total numri i kosovarëve që kanë humbur jetën nga ky infeksion ka shkuar në 657 viktima. Por, krahas kësaj në 24-orëshin e fundit në vend u raportuan edhe 130 raste të reja me COVID-19, shkruan Express.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 130 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Gjilan)”, thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive është 17.139 raste nga 81.704 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.695.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Skenderaj dhe Suharekë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron vërshime në Kosovë

S.B.

Trusti fillon procedurat për ekzekutimin e mjeteve të 10 përqindëshit

S.B.

Lista Serbe dënohet me 20 mijë euro për thyerje të heshtjes zgjedhore

S.B.

Ganimete Musliu i drejtohet kreut të Policisë: Keni kujdes, zgjidhni fjalët kur flisni për Kuvendin

S.B.

Bashkëshortja e Jakup Krasniqit flet për bastisjen në shtëpinë e tyre

H S

UÇK “nxeh” Kukësin/ Gjici lë nam, i heq titullin Veton Surroit për shkak të Hagës

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...