Një vit më parë humbi foshnjën pas një aborti spontan – Chrissy Teigen kujton momentin me një fotografi prekëse nga spitali

Modelja e popullarizuar amerikane, Chrissy Teigen, ka publikuar një imazh prekës në rrjete sociale – një vit pasi ajo dhe bashkëshorti i saj, muzikanti John Legend, humbën foshnjën në 2020.

 

Autorja, e cila e kishte quajtur djalin Jack, theksoi se kurrë nuk do të mbetet shtatzënë sërish pas humbjes së fëmijës.

35-vjeçarja, të martën, hodhi një imazh të realizuar në vitin që lamë pas ku shfaqej duke qarë në shtratin e spitalit derisa John e ngushëllonte.

Ylli i “Bring the Funny” ishte 20 javëshe shtatzënë në atë kohë.

“Dhe djalit që ne pothuajse e kishim”, ka nisur rrëfimin Teigen. “Një vit më parë me dhurove dhimbjen me të madhe që mund ta imagjinoja për të më treguar se mund te mbijetoja nga çdo gjë, edhe nëse nuk do të doja. Unë nuk arrita të kujdesem për ty, por ti erdhe dhe shkove për të më bërë të dua veten dhe të kujdesem për veten sepse trupi ynë është i çmuar dhe jeta është një mrekulli”.

“Ata më thanë se do të ishte më e lehtë, por po, kjo nuk ka filluar akoma. Nëna dhe babai të duan përgjithmonë”, ka thënë më tej ajo.

pic.twitter.com/iBFKYtYwi2

— chrissy teigen (@chrissyteigen) October 1, 2020

Çifti momentalisht janë prindër të dy fëmijëve: Luna Simone Stephens dhe Miles Theodre Stephens. 

Related posts

Larg tradicionales; Ky person i rëndësishëm e shoqëroi Rudinën në altar

D V

Luana Vjollca shfaqet provokuese nga Mykonos, thekson linjat trupore

D V

Fifi shfaqet pranë familjes në ditën e Kurban Bajramit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More