Shqipëri

Një vit nga tërmeti i 21 shtatorit/ Rama: Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi

Zhurnal Ads

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar me një video tërmetin e 21 shtatorit të 2019, i cili sot shënon 1-vjetorin e tij, ku qindra familje pësuan dëme të shumta materiale, ndërsa një pjesë e mirë e tyre mbetën pa shtëpi.

Rama thekson se çdo familje e prekur nga ai tërmet, në numër 65, janë strehuar në banesa të reja.

Ai ndërkohë thotë se puna vijon, dhe bën të qartë se qeveria thotë atë që bën, dhe bën atë që thotë.

STATUSI NGA EDI RAMA

🗓🏚Sot 1 vit nga tërmeti i 21 shtatorit🏡 🏗🏘 #NETHEMIATËQËBËJMË dhe #BËJMËATËQËTHEMI

65 familje nga Baldushku, Farka, Petrela, Zall Basatri, Bërzhita, Peza jetojnë tashmë në shtëpitë e reja, të ndërtuara nga Bashkia e Tiranës me fonde të donatorëve.

Tërmeti i 21 shtatorit me magnitudë 5.6 rihter u ndie në Tiranës, Gjirokastër, Fier, Shkodër e Dibër. Si pasojë e lëkundjeve sizmike u lënduan 105 persona dhe u shënuan shumë dëme materiale, me 1528 objekte të dëmtuara, me tyre edhe 65 banesa.

Postime të ngjashme

“Po ushqehen vetëm me ujë dhe sheqer”, por naftëtarët e Ballshit nuk heqin dorë nga kërkesat

admin

Presidenti Meta nderon me respekt kujtimin e atdhetarëve që luftuan dhe u sakrifikuan në Luftën historike dhe kombëtare të Vlorës 1920

admin

Negociatat për antarësim në pikëpyetje, gjashtë vende evropiane skeptike për Shqipërinë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...