Një zjarr ka shkaktuar ngecje në rrugën nga Selaniku deri në Evzoni, automjetet janë riorientuar drejt Dojranit

nga D V

Selanik, 5 gusht – Rruga nga Selaniku drejt Evzonit është hapur para 20 minutave, ndërsa në drejtim të kundërt është ende e mbyllur për trafik për shkak të zjarrit, njoftoi policia kufitare.

Zjarri, sipas mediave lokale është lokalizuar. Paradite ka marrë flakë në autostradë dhe zjarri është përhapur në bari të thatë, kështu që policia e ka mbyllur trafikun dhe në dy drejtimet para rreth tre orëve.

Kjo ka shkaktuar ngecje në vendkalimin kufitar Evzoni – Bogorodicë, ndërsa policia greke i ka riorientuar automjetet drejt vendkalimit kufitar Dojran, ku është duke u formuar kolonë e gjatë e automjeteve.

Sipas info kamerave të NP për rrugët shtetërore, hyrja në Greqi përmes VK Bogorodicë pasdite zhvillohet rrjedhshëm në tre ose katër korsi.  

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More