Njerëz të Musa Xhaferit “ndezin motorët“ në përkrahje të Nevzat Bejtës

Gostivar, 16 shtator – Strukturat e BDI-së, pa dallim, janë mobilizuar në përkrahje të Bejtës, duke përfshi edhe strukturat e aferta me ish zevendes kryeministrin, Musa Xhaferi.

“Musa Xhaferi ka ndikim mjaft të theksuar te strukturat e BDI-së në Gostivar dhe ai u ka dhënë urdhër të mobilizohen fuqimisht në përkrahje të Bejtës”, thonë burime pran BDI-së për Zhurnal.mk.

Përkrahja e përkrahësve të Xhaferit ka rritur optimizmin në shtabin zgjedhor të Nevzat Bejtës, ku gjasat për fitore tani duken më reale.

“BDI po kthehet fuqishëm në Gostivar dhe e bashkuar si asnjëherë më parë”, thonë në degën e BDI-së duke u shprehur të sigurt se do ti japin fund qeverisjes katërvjeçare të Arben Taravarit.

Në shtabin e Nevzat Bejtës thonë se optimizmi i tyre për fitore mbeshtetet para së gjithash në programin zgjedhor të tyre, për të cilin shtojnë se ka projekte konkrete për çdo vendbanim të komunës.

“Qytetarët e Gostivarit pozitivisht po i vlerësojnë projektet e programit tonë që është përgatitur në bashkëpunim me shoqëritë joqeveritare, intelektualët dhe rininë”, përgjigjen në BDI.

Related posts

Regjistrimi i suksesshëm, rezultate për gjashtë muaj

D V

Hapet ekspozita e parë arkivore e MPJ-së “30 vjet pavarësi – retrospektivë e politikës së jashtme”

D V

Arjanit Hoxha i sigurt në fitoren e Bilall Kasamit në Tetovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More