Agjencia Zhurnal.mk

Njëri në mal tjetri në det, Arbana i shpreh mallin Eduartit nga dritarja

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj përveç se partnerë në jetë janë dhe në punë ndaj rrallë herë mund të gjenden larg njëri-tjetrit.

Mirëpo duket se këtë fundjavë çifti nuk është nën shoqërinë e tjetrit.

Teksa Arbana shijon pushimet në bregdet me mikeshat, Eduarti ka përshkuar kilometra të tëra me biçikletë në mal, së bashku me miqtë e tij.

Duket se moderatores ia ka ndjerë shpejt mungesën dashurisë së saj, duke ia shprehur në mënyrën më romantike të mundshme.

“Më mungon”, ka shkruar moderatorja në pamjen romantike në det të shkrepur nga dritarja dhe pranë fotos e ka etiketuar Eduartin.

Kujtojmë që dyshja shumë shpejt do të bëhen prindër, Eduarti baba për herë të parë ndërsa Arbana nënë për të dytën herë.

Ndërkohë edhe gjinia e foshnjës është zbuluar- falë dhuratës së bërë nga stafi i emisionit “Dua të të bëj të lumtur” për Arbanën, duke i dhuruar rroba për bebe në ngjyrë blu, për të na lënë të kuptojmë se moderatorja do sjellë në jetë një djalë./dosja

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!