Agjencia Zhurnal.mk

Njëri prej hartuesve të Kushtetutës: Nëse Kurti s’shkon te Thaçi e quajmë heshtje kushtetuese

Një nga hartuesit e Kushtetutës, Kadri Kryeziu, ka vlerësuar se Kushtetuta e Kosovës është një nga më të avancuarat në rajon.

“Mund të them, si një prej anëtarëve të hartimit të Kushtetutës së Kushtetuta e Republikës së Kosovës është një nga më të avancuarat në rajon, sepse e kemi hartuar në bazë të një komparacioni të kushtetutave të cilat kanë dalë nga sisteme të ndryshme – respektivisht kemi pasë elemente pozitive që kemi marrë edhe nga Kushtetuta e SHBA-së. Kushtetuta e Kosovës është një nga kushtetutat më të avancuara, sepse ka gjuhë pozitive dhe të shkruarit e ka shumë pozitiv në raport me qytetarët dhe opinionet e ndryshme”.

“Ne në Kushtetutë i kemi paraparë gjërat të cilat mund të ndodhin. Nuk kemi mundur t’i parashohim gjërat që nuk mund të ndodhin. Nuk kemi mundur të parashohim në Kushtetutë që nëse një parti ose koalicion i fiton zgjedhjet dhe kandidati nuk shkon që ta marrë mandantin, pasi kjo për neve është absurditet”.

“Për këtë arsye ka edhe zbrazëtira, prandaj ne themi se Kushtetuta hesht në raste të caktuara”.

Ai në Edicionin Special në Klan Kosova ka sqaruar se si duhet të veprojë presidenti, bazuar në Kushtetutë, në rrethanat e tilla kur qeveria është rrëzuar me mocion mosbesimi.

“Procesi i krijimit të institucioneve të Republikës së Kosovës nuk ka përfunduar. Ka përfunduar vetëm procesi zgjedhor, sepse Kushtetuta parasheh raundin e parë edhe atë të dytë”.

“Presidenti i Republikës është faktori kryesor i cili ka për detyrë unitetin e popullit dhe që të ruajë stabilitetin përmes institucioneve që janë të ndara në Kushtetutë dhe janë të detyruara të bashkëpunojnë. Vetëm një shembull: Kryeministri i Kosovës ka 10 kompetenca kushtetuese, ku katër i ka në bashkëpunim me presidentin. Presidenti i Republikës është autoriteti kryesor i shtetit që ka 30 kompetenca kushtetuese, ku në mesin e tyre ka pesë ose gjashtë kompetenca ku duhet të bashkëpunojë me kryeministrin”.

“Mocionin e parasheh neni 100 i Kushtetutës së Kosovës. Sikur që ka masa ndëshkuese, penale, administrative dhe civile edhe Kushtetuta parasheh masa ndëshkuese. Masa ndëshkuese kushtetuese janë shkarkimi, dorëheqja dhe revokimi”.

“Mocioni, në aspektin filozofik, e ka kuptimin shkarkim. Shkarkimi i një qeverie ndodh për shkak se nuk i ka kryer detyrat e parapara me Kushtetutë, nuk e ka realizuar planin, ose nuk ka bashkëpunuar me institucionet, pra nuk shkarkohet një qeveri për qejf”.

“Mocioni është shprehje e zbutur e shkarkimit. Presidenti i shtetit në bazë të Kushtetutës është i obliguar që me të gjitha mundësitë e tij të mos shkojë në zgjedhje. Kushtetua e obligon, sepse zgjedhjet kanë kosto financiare,e vështirësi njerëzore dhe qytetarët nuk kanë dëshirë që në vazhdimësi të shkojnë në zgjedhje. Presidenti e ka për detyrë kushtetuese dhe ligjore që t’iu ikë zgjedhje, prandaj është raundi i dytë ku duhet të nominohet mandatari”.

Kryeziu ka sqaruar se presidenti Hashim Thaçi duhet ta thërrasë fillimisht partinë fituese, që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje, për ta marrë mandatin për krijimin e qeverisë.

Në rast se Lëvizja Vetëvendosje mandatohet dhe dështon ta krijojë qeverinë, atëherë presidenti e ka në diskrecion se kujt do t’ia japë mandatin për krijimin e qeverisë në raundin e dytë.

“Në raundin e parë, presidenti është i obliguar të kontaktojë me partinë ose koalicionin për të kërkuar nominimin e kandidatit për mandatar – që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje. Në këtë rast, presidenti nuk ka diskrecion. Diskrecioni nënkupton vullneti i shprehur brenda suazave kushtetuese dhe ligjore”.

“Në rastin e dytë, Kushtetuta i jep presidentit mundësinë e diskrecionit. Diskrecioni është vullneti. Presidenti do të shohë në bazë të meritokracisë dhe veprimeve të partive politike. Në këtë rast, presidenti e shikon se cila parti ka mundësi që ta bëjë Qeverinë”.

“Nëse është Lëvizja Vetëvendosja, atëherë nuk ka mundësi reale që Lëvizja Vetëvendosja ta krijojë qeverinë e re, pasi ka marrë 82 vota kundër. Kjo masë kritike varet prej diskrecionit të presidentit. Presidenti duhet të krijojë hapësirë dhe t’i masë aftësitë dhe mundësitë e subjekteve të tjera për të krijuar qeverinë në mënyrë që të mos shkohet në zgjedhje”.

Por, si e parasheh Kushtetuta në rast se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti – si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit – zgjedhë të mos shkojë te presidenti Hashim Thaçi për ta marrë mandatin?

“Nëse nuk i shkon Albin Kurti në takim presidentit Hashim Thaçi, ne nuk e kemi paraparë në Kushtetutë dhe këtë e quajmë heshtje kushtetuese. Mund të mos shkojë, por janë disa parametra të tjerë – sepse, çdo kryeministër dhe parti politike hyn në zgjedhje për përmirësim të jetës së njeriut. Kjo e ka elementin njerëzor – duhet të shkojë”.

“Kushtetuta nuk e parashesh se kur duhet të shkojë, por në momentin kur shkon dhe nominohet kandidati, brenda 10 ditësh duhet të formohet qeveria”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...