Opinion

“Njësia sekrete 29155” – instrumenti i Putin për të arritur objektivat gjeopolitik e fuqi ekonomike në Ballkan e Shqipëri

Nga Dritan Koci, studiues i çështjeve gjeopolitike

Arena ndërkombëtare paraqitet gjithmonë e me më shumë pasiguri dhe më kufij tokësorë e imagjinarë që ndryshojnë nga dekada në dekadë dhe nga vitit në vit. Cdo shtet përdor kapacitet e veta, resurset, energjitë për të rritur e forcuar gjeopolitikisht dhe ekonomikisht pozicionin dhe influencën e modelit të tij qeverisës.

Po ku qëndron dallimi ndërmjet shteteve të perëndimit dhe bllokuat të lindjes në këtë “luftë” për supermaci e dominim global?Vendet Perëndimore vendosin interesat kollektive para atyre personale, ndërrimi i pushtetit nga një grupin politik tek tjetri bëhet në mënyrë natyrale në një garë ku fiton ai që ka mbështetjen e shumcës; ka rëndësi të vecantë të drejtat e njeriut dhe respektimi i sovranitetit të vendeve të tjera; korrektësia dhe parimi i reciprocitetit udhëheqin marrëdhëniet diplomatike, ekonomike e shoqërore.
Vendet e Lindjes autoritare vendosin interesat e individëve të vecantë dhe grupimeve afër pushtetit para atyre të kollektivit. Zgjedhjet dhe ndryshimi i lidershipit nuk ndodh shpesh dhe kur ndodh bëhet për fasadë. Zgjedhjet nuk janë të lira dhe qëllimi dhe arritja e objektivave është kryesore ndërsa mënyrat e arritjes nuk kanë rëndësi.
Respektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nuk shihet si parim bazë i veprimeve të tyre përkundrazi cdo situatë e shfrytëzojnë për interesat e tyre të ngushta. Paqja nuk është kurrë një objektiv ndërsa kaosi, trazirat, vrasjet, eleminimi i zërit ndryshe shikohen dhe vlerësohen si celësat e suksesit për një jetëgjatësi në pushtet.
Ballkani përëndimor ka qenë dhe mbetet arëna ndërkombëtare e luftës së influencës gjeopolitike ku aktorë të ndryshëm si Rusia, Kina, kanë fokusuar vëmendjen e tyre. Rusia ka kundërshtuar gjithmonë anëtarsimin e vendeve të Ballkanit në NATO pasi e konsideron si rrezik dhe limit të veprimeve të veta.

Po cilat mjetet që po përdor Rusia strategjikisht dhe aktualisht për të rritur influencën e saj në Ballkanin Përëndimor dhe në Shqipëri?

Të shumta janë veprimet dhe mjetet që Rusia, si vendi lindor me ekspasion më të madh gjatë viteve të fundit, po përdor për të destabilizuar modelin perëndimor. Duke filluar nga përdorimin i eksporteve të naftës dhe gazit për të rritur influencen e vet në shtetet importuese e deri tek propaganda dhe dizinformimi, të cilat janë rritur në mënyrë eksponenciale me përdorimin e rrjeteve sociale, për të minuar dhe destabilizuar shoqëritë perëndimore, si dhe diskretitimin e institucioneve demokratike të këtyre vendeve.
Përvec veprimeve tradicionale të influencës gjeopolitike, që prej viteve 2000, shteti i madh lindor ka sofistikuar dhe intensifikuar veprimet agresive duke arritur deri në eleminimin fizik të kujdo që refuzon këtë ideologji autoritare. Shumë prej këtyre aktiviteteve janë të dokumetuara gjerësisht edhe nga mediat ndërkombëtare ku ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve Njësitë Speciale të quajtur ndryshe “ Leje për të vrarë” si Njësia 29155.

Po përse shërben Njësia 29155 dhe cili është aktiviteti i saj dhe roli i saj në gjeopolitikën ekspasioniste putiniane???

Bëhet fjalë për atë që, në komunitetet perëndimore njihet me emrin si “Njësia 29155” cila është e angazhuar në aktivitete të drejtpërdrejta subversive, sabotuese dhe vrasje.
I fshehur pas mureve të betonit në selinë e Qendrës së Trajnimit të Specialistëve në Lindje të Moskës, njësia është pjesë e agjencisë ruse të inteligjencës ushtarake GRU dhe drejtohet nga Major Gjeneral Andrei V. Averyanov.
Hetimet, nga gazetarët e cëshjeve gjeopolitike, kanë sugjeruar që Njësia 29155 përbëhet nga rreth 20 agjentë me përvojë luftarake. Grupi përqendrohet në destabilizimin e Evropës Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe është aq sekret sa që as njësitë e tjera të GRU-s nuk janë domosdoshmërisht në dijeni të ekzistencës së saj.
Njësia 29155, sipas raportimeve të vendeve perëndimore ku kanë aktivitet madhor, është krijuar pas konfliktit Rusi – Gjeorgji të vitit 2008 dhe rezulton organizuesi, ekzekutuesi i komplotit në tentativën për vrasje të një ish-agjenti rus të dyfishtë në Mbretërinë e Bashkuar në 2018. Sergei Skripal dhe vajza e tij u helmuan nga një agjent nervor në qytetin britanik të Salisbury në mars 2018.
Kjo njësi ka qenë e lidhur me një përpjekje për grusht shteti në Malin e Zi në 2016 – gjoja një përpjekje e dëshpëruar nga ligjvënësit pro-rusë të Malit të Zi për të bllokuar vendin për t’u bashkuar me NATO-n. Komploti u tha të ishte mbështetur nga rusët dhe serbët dhe mendohet se parashikonte një sulm ndaj parlamentit kombëtar dhe vrasjen e kryeministrit Milo Xhukanoviç.
Ndër vitet e fundit është identifikuar gjithashtu përfshirja e Njësisë 29155 në aneksimin e Krimesë në 2014, operacione të fshehta në Moldavi në 2014 dhe tentativën për vrasje me helm të tregtarit bullgar të armëve Emilian Gebrev në 2015.
Njësia aktualisht është nën hetim në Spanjë pasi u zbuluan udhëtimet e operativëve të saj në Barcelonë para dhe gjatë referendumit të paligjshëm të pavarësisë së Katalonjës 2017, i cili nxiti tensionet separatiste në rajonin më të pasur të Spanjës. Po hetohen dhe raportimet e pagesës së talebanëve në Afganistan për shënjestrimin dhe vrasjen e ushtarëve të NATO-s.
Ajo që është akoma dhe më shqetësuese, për sa i përket veprimtarisë së kësaj Njësie, është fakti i përdorimit të dokumenteve diplomatike të lëshuara nga misioni diplomatic rus në Zvicër. Shërbimet perëndimore të inteligjencës përcaktuan që aktivitetet e Njësisë 29155 po koordinoheshin nga një zyrtar rus që punonte në Gjenevë me status diplomatik nën emrin “Georgy Gorshkov”.
Në fund të shkurtit, edhe rrjet i pavarur gazetarësh investigativ që punojnë së bashku me gazetarët rusë dhe zviceranë konfirmuan që Gorshkov koordinonte aktivitetet e njësisë që prej vendosjes së tij në Zvicër në 2017. Sipas hulumtimeve nga Bellingcat dhe partnerët e saj lokalë, Gorshkov, i emëruar pranë Organizatën Botërore të Tregtisë, është në të vërtetë emri fallco i një oficeri të GRU-s me emrin Egor Gordienko.
Faktet e mbledhura dhe dëshmitë e personave të përfshirë konfirmojnë se Gordienko ishte përfshirë ngushtë edhe në operacionet në Bullgari dhe Mal i Zi përpara zhvendojes së tij në Gjenevë.
Nga analiza e veprimtarisë së kësaj agjensie vihet re një përqëndrim i aktivitetit të saj në eliminimin e atyre që Moska i konsideron armiq të politikave të saj ekspansioniste dhe shfrytëzimi i tensioneve politico – ekonomike të vendeve te ndryshme në Europë.
Duke parë profiling e shënjestrave të kësaj Njësie (shiko Malin e Zi), Shqipëria do të ishte një objektiv perfekt për operativët e trajnuar rus. Si vend anëtar i NATO-s, kandidat për në BE dhe i mbërthyer një polarizim shumë I madh i shoqërisë, Shqipëria do të ishte një terren i begat për aktivitetet subversive të Njësisë 29155 ashtu sic edhe Ballkani që po kalon një krizë ekonomike, politike, institucionale për shkak edhe të covid 19.
Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipëria duhet të forcojnë bashkëpunimin e tyre në fushën e sigurisë strategjike për të mos i lënë shans Njësive “Leje për të vrarë” për të rritur aktivitetin e tyre kriminal.

Postime të ngjashme

Zbardhen faktet e reja shkencore që dokumentojnë se Helmimi i Navalny u realizua nga agjenti nervor kimik i llojit “novichok”

admin

z.Ahmeti me “kalamaj” nuk mbahet pushteti, gabimi i Grubit do të kushton shumë!

Bexhet Musliju

A do të jenë ambasadorët e rinj diplomatë karriere ose aktivistë politik?!

Xhenur Iseni

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...